Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Traktati i Komunitetit të Energjisë në PE

Disa OJF mjedisore sot, në dëgjesën publike “Komunitet Energjie për të ardhmen” në Parlamentin Europian, kërkuan më shumë detyrime mjedisore dhe klimatike në traktatin e rishikuar të Komunitetit të Energjisë.

Ndërkohë Këshilli I Bashkimit Europian nesër diskuton strategjinë për energjinë dhe klimën 2020-2030 [1], të paraqitur nga Komisioni Europian. Strategjia klimatike e BE-së parashikon pakësim me 40% të gazrave serrë deri në 2030 por është kritikuar nga parlamenti europian dhe institucione të tjera si jo-ambicioze. Prandaj gjithë vëmendja nesër do të bjerë mbi kryetarët e shteteve europiane, kur të takohen për të diskutuar mbi strategjinë klimatike dhe energjitike të BE-së. Megjithëse shumica e anëtarëve të Komunitetit të Energjisë po përpiqen të aderojnë në BE-Serbia dhe Mali i Zi I kane hapur tashmë negociatat-asnjë nga vendet nuk ka aprovuar objektiva për pakësimin e gazrave serrë.

Garret Tankosić-Kelly, drejtori i projektit “Politika të Qëndrueshme Energjitike në Europën Jug-Lindore”, ku merr pjesë dhe Qendra “Grupimi Ekolëvizja” dhe Qendra Eden, ishte një ndër pjesëmarrësit e sotshëm të dëgjesës publike në parlamentin europian mbi të ardhmen e Komunitetit të Energjisë. Sipas tij injorimi i objektivave të BE-së 2020, 2030, dhe 2050 do të largojë rajonin e Europës Jug-Lindore nga rruga drejt BE-së. “Vendet e Europës Jug-Lindore duan të aderojnë në BE, dhe mos-adoptimi i standarteve europiane sot do e bëj më të vështirë dhe më të kushtueshëm zbatimin e tyre në të ardhmen. Një dekadë është kohë e shkurtër për investimet në energji, ndërkohë që politika mendon në javë. Këtu ka një konflikt interesi me të cilin duhet të përballemi.”

Rasti i Kroacisë tregon qartë se me çfarë ndryshimesh drastike përballen vendet që do të aderojnë në BE: pak mundësi do të ketë për pjesëmarrje të publikut dhe shumë pasiguri në përmbushjen e detyrimeve, sidomos të atyre për klimën dhe energjinë.

Por deri tani Komuniteti i Energjisë është fokusuar kryesisht në transpozimin dhe zbatimin e akuisit energjitik të BE-së dhe shumë pak legjislacion mjedisor është përfshirë në traktatin e tij.

“Ka rëndësi që të përfshihen në traktat gjithë direktivat që mbulojnë emetimet industriale, cilësinë e ajrit, si dhe legjislacionin për ujin, mbetjet dhe habitatet[2], dhe që prekin dhe fushën e energjisë. Kjo duhet që Komuniteti I Energjisë të bëhet pjesë e një tregu europian të energjisë ku konditat janë të barabarta mes të gjithë pjesëmarrësve”, komenton Angela Klauschen, eksperte politikash e WWF-së. “Vendet e Komunitetit të Energjisë duhet të zbatojnë gjithë legjislacionin relevant social, mjedisor dhe klimatik të BE-së permes përditësimeve automatike dhe të rregullta të traktatit të komunitetit. Situata aktuale, ku vetëm një pjesë e vogël e akuisit është aprovuar nga Komuniteti i Energjisë sjell rrezikun e “rrjedhjes së karbonit”[3] ose “plaçkitjes së energjisë” [4].

Besojmë se vendet e rajonit duhet të mbështeten në hartimin e strategjive të tyre të energjisë të harmonizuara me strategjinë 2050 të BE-së [5], me qëllim që vetëm investimet që çojnë në çkarbonizim dhe në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të rinovueshme të financohen.

Kjo do të ndihmonte kohezionin social, ekonomik dhe shpërndarjen e përfitimeve nga prodhimi dhe konsumi I energjisë, çka do të pakësonte varfërinë energjitike dhe do të shtonte punësimin e gjelbërt.

Shqipëria si vend anëtar i Komunitetit të Energjisë transpozon gjithë akuisin e përfshirë në traktatin e komunitetit. Përfshirja e gjerë e akuisit mjedisor dhe klimatik të BE-së në traktat do të sillte detyrime shumë më ambicioze të Shqipërisë për pakësimin e gazrave serrë dhe për efiçencën e energjisë.

energjia.al 20.03.2014