Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta Brent tregtohet mbi 106 USD

Nafta Brent e Londrës po tregohet në nivelin më të ulët në 6 javët e fundit, përmbi 106 dollarë për fuçi, pasi frika për një konflikt të armatosur në Ukrainë është larguar, që do të thotë se tregu i naftës nuk do të ketë mungesa.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ra me 2 cent në 106.7 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 55 cent.

Nafta Bruto amerikane ra me 25 cent në 99.4 dollarë për fuçi, pas rritjes me 1.62 dollarë në sesionin e kaluar. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara për javën e kaluar, që do të japin një ndikim në tregje.

Sipas një sondazhi të realizuar nga Reuters, ekonomistët parashikojnë një rritje të rezervave me 2.6 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 14 Mars.

Scan TV, 19.03.2014