Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK-u ndihmon Ujësjellësin e Prishtinës

Duke përmbushur objektivin që ka rreth përgjegjësisë shoqërore, me kërkesë të Kompanisë “Ujësjellësi Rajonal Prishtina” sh.a, nga data 3 mars 2014, KEK sh.a. ka vënë në dispozicion mekanizmin e rëndë si dhe një grup punëtorësh të specializuar së bashku me mjetet e tyre të punës në heqjen e gypave të çelikut në trasenë e Graçanicës, gyp që mbush liqenin e Badocit nga Liqeni i Ujmanit përmes kanalit Ibër-Lepenc në gjatësi prej 500 metrash.

Gjelosh Vataj- Drejtor i Kompanisë “Ujësjellësi Rajonal” sh.a. tha se reagimi i KEK-ut ndaj kësaj kërkese ka qenë i menjëhershëm duke dalë në ndihmë me pajisje si ekskavator dhe kamion, si dhe me disa punëtorë saldues, të cilët së bashku me punëtorët e Kompanisë sonë janë duke i hequr gypat e prishur dhe të njëjtit janë duke i zëvendësuar me gypa të rinj.

“Ka me tepër se një javë që ka filluar kjo punë, por nevojitet edhe ca kohë që të përfundohet ky projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë, pra për furnizim me ujë të pijshëm nga Liqeni i Badocit. Po ashtu, në kohën kur do të bëhet testimi i gypave do të kërkohen ekipet shtesë salduese nga KEK-u dhe Ibër-Lepenci si mbështetje për intervenime eventuale që mund të nevojiten gjatë lëshimit në qarkullimit të ujit nëpër gypa”-tha z.Vataj.

Ai shprehu konsideratë të madhe për KEK-un, menaxhmentin të cilët tregojnë jo vetëm vullnetin e mirë, por edhe gatishmërinë konkrete për të ndihmuar, gjithmonë sa herë që kërkohet.

energjia.al 11.03.2014