Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëmet që ju shkaktuan shtetit nga militantët

Pushtetarët e qeverisjes së kaluar i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej afro 200 milionë USD. Shifra katastrofike konfirmohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka arritur në këtë konkluzion, pas inspektimit të ushtruar gjatë vitit 2013, mbi periudhën 4 vjeçare 2010-9 mujori 2013, në institucionet kryesore të vendit. Vjedhja masive është kryer nëpërmjet mënyrave të ndryshme si në financime projektesh, paga, shpërblime, festa, ditë pune të paguara pa qenë në punë, fryrje stafi, largime të padrejta nga puna për të cilat është paguar paga me vendim gjykate, mosvjelje gjobash, qerash, marrëveshje të fshehta me subjekte të ndryshme etj. Sipas raportit përmbledhës të sapopublikuar mbi auditimet e ushtruara nga KLSH gjatë vitit 2013, rezulton se janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 15 089 825 000 lekë, si dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme 4 357 699 000 lekë. Shkeljet me dëm ekonomik janë konstatuar në disa fusha si; në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 11 992 177 000 lekë; në sektorin e doganave, në vlerën e përgjithshme prej 377 141 000 lekë; në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 354 099 000 lekë; në fushën e urbanistikës, në shumën e përgjithshme prej 129 545 000 lekë; në sektorin e tatim-taksave, në vlerën e përgjithshme prej 125 820 000 lekë; në fushën e sistemit të pagave, në shumën e përgjithshme prej 59 992 000 lekë; në fushën e shpenzimeve operative, në shumën e përgjithshme prej 57 284 000 lekë; në fushën e shpërblimeve, në shumën e përgjithshme prej 9 651 000 lekë; në mungesë materiale, në shumën e përgjithshme prej 11 062 000 lekë; shkelje të disiplinës financiare në shumën e përgjithshme prej 1 973 054 000 lekë. Ndërsa përsa i përket shkeljeve të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, këtu kemi të bëjmë me fryrje të institucioneve me punonjës, ose rastet e largimeve nga puna me pa të drejtë, të cilët kanë fituar pagesën 1 vit me vendim gjykatë. Kështu, në 4. 3 miliardë lekë dëm totali, mësohet se vetëm QSUT ka shkaktuar një dëm prej 329 milionë lekë, Ministria e Mbrojtjes 49 milionë lekë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 24 milionë lekë, Ministria e Integrimit 7 milionë lekë, Instituti i Statistikës 6 milionë lekë, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta 26 milionë lekë etj.

Ja vjedhjet në dogana dhe institucione të tjera

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në vlerën 11 900 000 000 lekë, nga mosarkëtimi i garancisë bankare të ofertës së shoqërisë “Vetro Energy PTE ltd”, shpallur fituese për privatizimin e “Albpetrol” sh.a. Fier, por që u tërhoq nga nënshkrimi i kontratës.

Shitja e naftës në Albpetrol SHA “Albpetrol”

Fier, në vlerën totale prej 1 739 512 000 lekë, nga të cilat 13 765 427 USD (1 486 666 116 lekë) plus 252 409 080 lekë që është kundravlera e sasisë 30,712 ton nafte bruto e kondesate dhe sasisë 7 211 688 MNm3 gas e prodhimit të padorëzuar shoqërisë Albpetrol sh.a. Fier deri datë 30.4.2013 nga kompanitë e huaja që operojnë në bazë të marrveshjes Hidrokarbure, si pjesë e prodhimit paraegzistues (PPE) dhe pjesën e Albpetrolit (PPA), si edhe 437 140 lekë janë ndihmë ekonomike përfituar padrejtësisht.

Sot News, 12.03.2014