Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përfshirja e Kosovës në Unazën e Gazit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka pritur sot përfaqësues të Asociacionit Ekonomik Këshillues me seli në Britaninë e Madhe, vizita e të cilëve është zhvilluar në kuadër të analizave për gazin për Evropën Juglindore gjithashtu edhe rajonin.

Këto prezantime dhe analiza do t’i ndihmojnë Kosovës në strategjinë dhe politikat e saj në fushën e energjisë dhe zhvillimit të mëtutjeshëm.Objektivi kryesor i këtij studimi është përgatitja e udhërrëfyesit “Road Map”, për krijimin e një Unaze Gazi për Europwn Juglindore “SEE Gas Ring”, pra edhe vendet kontraktore të EnC, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Po ashtu në takim janë diskutuar edhe aktivitetet në Ballkanin Perëndimor siç janë kërkesa për gasin në Ballkanin Përendimor, pra projektet regjionale të gazit dhe infrastrukturës për të.

energjia.al 10.03.2014