Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Frika për gaz në Evropë

Në krizën e Ukrainës nuk është fjala vetëm për politikë, por edhe për gaz. Rusia është një ndër prodhueset më të rëndësishme të gazit dhe furnizon një të tretën e gazit që konsumohet në Evropë.

Një pjesë e madhe e gazit transportohet përmes tubacioneve ukrainase. Gati 40 për qind e prurjeve të gazit në Gjermani vjen nga Rusia. Edhe më e madhe është varësia e shteteve baltike, sepse ato importojnë gati 100 për qind të gazit të tyre prej Rusisë. Edhe në Ukrainë gjithçka varet prej gazit rus.

Kësisoj me krizën e Ukrainës rritet edhe shqetësimi për furnizimin me energji në Evropë. Sepse Rusia në të shkuarën gjigantin e vet të lëndëve të para, Gazprom, e ka përdorur për qëllime politike.

Ndërkohë ukrainasit po e ndiejnë këtë. Që nga viti 2006 Rusia ia ka ndërprerë dy herë furnizimet me gaz Ukrainës. Arsyet: Grindja për kushtet e tranzitit dhe çmimet.

Përveç kësaj Rusia ka dyshuar se Ukraina ka tërhequr gaz pa pagesë prej tubacioneve që kalojnë në territorin e saj. Edhe tani Ukraina sërish po e ndien pushtetin e Rusisë. Të mërkurën Gazprom komunikoi, se do ta tërheqë uljen prej 30 për qid të çmimit për gazin rus që i është bërë Ukrainës duke i kërkuar asaj që të shlyejë edhe borxhet. Për shtetin, që ndodhet në prag të falimentimit, kjo është një goditje e rëndë.

Deutsche Welle, 09.03.2014