Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbutja e tensionit rrëzon naftën

Nafta Brent e Londrës po qendron pranë 109 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, duke u tërhequr nga niveli më i lartë 2-mujor të regjistruar në sesionin e kaluar.

Që nga dita e Martë, çmimet e naftës kanë rënë me rreth 2%, si një reagim ndaj vendimit të Presidentit rus, Vladimir Putin për të rikthyer trupat në bazë.

Por megjithatë, situata në terren mbetet e tensionuar, pasi forcat ruse kanë qëlluar në shenjë paralajmërimi ndaj ushtarakëve ukrainas, ndërsa marina ruse ka bllokuar edhe ngushticën që ndan gadishullin e Krimesë me Rusinë.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës për Prillin ra me 22 cent në 109 dollarë për fuçi dhe nafta Bruto amerikane ra me 8 cent në 103.2 dollarë për fuçi.

Scan TV, 05.03.2014