Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ITER: eksperimenti më i shtrenjtë energjitik në botë

Kjo është një pajisje masive e ndërtuar në jug të Francës, e quajtur Reaktori Eksperimental Termonuklear Ndërkombëtar ose ITER. Verën e kaluar, William Madia, një kimist dhe akademik nuklear dhe dy specialistë të tjerë, Charles Shank dhe T. J. Glauthier, filluan të kuptonin dështimet e ITER dhe të zbulonin sesi duhej të riparohej. Ata thanë se arritja e produktit të kërkuar nuk do të jetë e thjeshtë dhe se nuk ekziston një “plumb magjik” për ta bërë këtë.

Pajisja u ndërtua përpara afatit dhe kur u vu në punë, në vitin 2006, u quajt si “një model për të gjitha projektet e mëdha shkencore të së ardhmes.”

Projekti është ruajtur nga lidershipi në mënyrë sekrete. Një kritikë për ITER-in është mungesa e transparencës dhe shumë shkencëtarë të përfshirë i frikësohen burokracisë që mund të ndërhyjë në zbatimin e planit. Senati i ShBA ka insistuar që të përdorë 12 përqind të kontributit financiar në zbatimin e ITER. Këtë vit, buxheti amerikan për ITER-in do të jetë 200 milionë dollarë.

ITER është eksperiementi më i shtrenjtë energjitik në botë, një projekt i financuar nga fondet publike me një kosto të paktën 20 bilionë dollarë, që është përpjekur t’i zgjidhë problemet e veta. Mirëpo tani organizata është në udhëkryq.

Gazeta Shekulli, 03.03.2014