Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE ndryshon proçedurën e blerjes së energjisë

Enti Rregullator i Energjisë

VENDIM

Nr. 9 Datë 06.02.2014

MBI NJË SHTESE NE “RREGULLOREN MBI PROCEDURAT E EMËRIMIT TE ADMINISTRATORIT DHE KOMPETENCAT E TIJ, NE ZBATIM TE NENIT 18, PIKA 4/C TE LIGJIT NR. 9072, DATE 22.05.2003 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”

Në mbështetje të neneve 8 pika 2 gërma “l”, dhe 18, pika 4 gërma “c” të Ligjit nr.9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 06.02.2014, mbasi shqyrtoi relacionin e përgatitur nga Drejtoritë Teknike, lidhur me një shtesë në “Rregulloren mbi Procedurat e Emërimit të Administratorit dhe Kompetencat e Tij, në zbatim të nenit 18, pika 4 gërma “c”, të Ligjit nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”,

Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i Komisionerëve të ERE-s,

Vendosi:

1. Të shfuqizojë vendimin nr. 150, datë 30.12.2013, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, “Mbi prokurimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes, që nuk mbulohet nga prokurimi vjetor.”

2. Të shtojë në nenin 12 pika 4, të Rregullores “Mbi procedurat e emërimit të administratorit dhe kompetencat e tij në zbatim të nenit 18, pika 4 gërma “c”, të Ligjit nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, paragrafin me përmbajtjen si më poshtë :

CEZ Shpërndarje sh.a në administrim të përkohshëm, për nevoja të mbulimit të plotë të humbjeve në sistemin e shpërndarjes, të realizojë blerjet e energjisë elektrike mbi baza mujore për sasinë e energjisë elektrike qe nuk mbulohet nga prokurimi vjetor. Për prokurimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve ne sistemin e shpërndarjes mbi baza mujore, Administratori zbaton Vendimin e Bordit te Komisionerëve te ERE-s me Nr. 30, date 23.03.2011, “Për miratimin e Rregullave dhe Procedurave te Blerjes se Energjisë Elektrike nga KESH sh.a”.

3. Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit, të njoftojë OSSH sh.a për vendimmarrjen e ERE-s.

Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.

Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

energjia.al 28.02.2014