Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kavajë, pranga përgjegjësit të CEZ për përvetësim

Policia e Kavajës ka arrestuar përgjegjësin e kompanisë CEZ Shpërndarje, për degën e Kavajës, Ermir Gjuzi, 28 vjeç për përvetësim të 1 milion lekëve të reja nga debitorë të ndryshëm.

Gjuzi akuzohet se ka përvetësuar 1 milion lekë të reja nga debitorë të ndryshëm ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje.

Burime për “A1 Rreport” thanë se Gjuzi ushtronte presion ndaj debitorëve për t’i ndërprërë energjinë elektrike në rast se nuk i paguanin atij rryshfet. Në këtë mënyrë Gjuzi ka përvetësuar nga debitorë të ndryshëm ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje 1 milon lekë të reja.

Sipas burimeve, arrestimi i Gjuzit vjen pas një hetimi të paktën njëmujor mes policisë dhe prokuorisë së Kavajës.

Policia dhe prokuoria kanë dokumentuar prova konkrete për akuzat ndaj Gjuzit, me të cilat kanë marrë më herët në mungesë masën e “arrestit me burg” për në Gjykatën e Kavajës.

Operacioni për arrestimin e Gjuzit, u kodua “Tarifa e Fundit”.

Shqiptarja.com 25.02.2014