Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tiranë, vidhet kabulli, një pallat pa energji

Një pallat në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike, pasi persona të panjohur kanë grabitur kabullin elektrik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa banorët e pallatit kanë denoncuar vjedhjen e kabullit.

Banorët shprehen se kanë kërkuar ndërhyrje për vendosjen e një kabulli të ri, por askush nuk ka nisur punën për të rikthyer energjinë në pallat.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Balkan Web, 18.02.2014