Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bejtja: Përmirësim të legjislacionit për energjinë

Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Ilir Bejtja ishte sot i pranishëm në një takim të organizuar nga Banka Botërore në qendër të të cilit ishte çështja e promovimit të efiçiencës së energjisë.

Gjatë fjalës përshëndetëse, mbajtur në këtë takim, Z. Betja u ndal tek angazhimet e ministrisë lidhur me përmirësimin e legjislacionit aktual për energjinë elektrike, për atë të energjive të rinovueshme, ligjin mbi modelin e tregut të energjisë elektrike dhe për strategjinë e energjisë.

Me theks të veçantë është edhe angazhimi në kuadër të ligjit për efiçencën e energjisë, si nismë që lidhet me modelimin e konsumit të energjisë për konsumatorët finalë privatë ose publikë, si edhe me projektimin e ligjit për ndërtimet efiçiente për kursimin e energjisë (green urban parks).

Zëvendës Ministri Bejtja shprehu vullnetin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë si edhe të qeverisë lidhur me hartimin e NEEAP 2 (New Energy Efficiency Action Plan), bashkëpunimin për këtë qëllim me GIZ dhe IFI e WB për asistencë në planifikim. Duke menduar njëkohësisht edhe për financimin e këtij plani për të realizuar pritshmërinë e tij lidhur me realizimin e eficiencës së planifikuar për 2014-2020 i cili shkon në linjë me strategjinë tonë kombëtare të energjisë.

Në këtë kuadër, transpozimi (zbatimi dhe trupëzimi në strategji dhe legjislacion) i direktivave të Bashkimit Evropian dhe Sekretariatit të Energjisë është një detyrë imediate e qeverisë dhe do të ketë angazhimin total të Ministrisë nëpërmjet drejtorive dhe agjencive që mbulojnë këtë sektor.

Z. Bejtja uroi që kjo tryezë pune të nxjerrë në pah sa më shumë informacion të nevojshëm për realizimin e sa më sipër duke e konsideruar si një ndihmë të rëndësishme të një procesi që do të vazhdoje deri në përmbushjen e objektivave për 2014 për sektorin e energjisë.

energjia.al 18.02.2014