Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Administratori i KESH pret z. George Dick, Shef i AECOM, Kanada

Administratori i shoqërisë KESH sha, z. Agron Hetoja, ka pritur në një takim pune z. Georges Dick, shef ekzekutiv i kompanisë AECOM-Kanada. Në takim, Administratori bëri një panoramë të përmbledhur mbi aktivitetin e KESH sha, performancës së saj, investimeve të bëra dhe strategjisë që kjo shoqëri publike është duke ndjekur për të permbushur funksionin publik që ka të bëjë me plotesimin e nevojave te konsumatorëve me energji elektrike.

Z. Dick informoi Administratorin mbi progresin e punës së bërë nga ana e tyre për ndërtimin e hidrocentralit të Tërnovës me fuqi të instaluar 8.38 MW në kuadër të marrëveshjes koncensionare me Qeverinë Shqiptare dhe pritshmërinë e tyre për ta vënë në punë në muajin Korrik 2014. Më tej, z. Dick u interesua për procesin që duhet të ndiqet për nënshkrimin e marrëveshjes së shitblerjes së energjisë.

Më pas, në takim u diskutua mbi vështirësitë që po has sektori energjitik sot si rrjedhojë e një modeli tregu disfunksional dhe rreth bashkëpunimit të derisotëm me aktorët e tjerë publik dhe privat të sektorit të energjisë, përfshirë këtu CEZ sha, OST dhe me më shumë se 50 shoqëri koncensionare në fushën e prodhimit të energjisë elektrike. Mundësitë për investime të reja (ku ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës është në qendër të vëmendjes) dhe nevoja për bashkëpunim të hapur dhe përfitime të ndërsjellta në kuadër të partneritetit te mundshëm publik-privat me cilindo investitor të huaj të interesuar, ishte një nga pikat e tjera të diskutuara.

Nga ana e tij, shefi ekzekutiv i kompanisë AECOM, z. Georges Dick, pasi falenderoi Administratorin e KESH sha, për paraqitjen e plotë të gjendjes dhe perspektivës së projekteve në fushën e gjenerimit të energjisë elektrike, shprehu interesin e drejtpërdrejtë për të rritur bashkëpunimin dhe për të gjetur rrugë e mundësi për financimin e projekteve në fushën e energjisë së pastër si dhe interesin e kompanive kanadeze në këtë sektor.

energjia.al 07.02.2014