Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri zyrtarëve të TAP: Angazhoni edhe kompanitë vendase

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti në takim një grup përfaqësuesish të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP), kryesuar nga Z.Lutz Landwehr.

Gjatë këtij takimi, Ministri deklaroi sërish angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të mbështetur intensivisht projektin në të gjitha fazat e zbatimit të tij.

Duke e konsideruar gazsjellësin TAP si një mundësi të mirë për të zhvilluar ekonomikisht vendin, Z.Gjiknuri theksoi se qeveria duhet të punojë sëbashku me drejtuesit e TAP-it në mënyrë që mundësohet përfshirja e sa më shumë kompanive vendase në fazat e ndërtimit.

Një ndihmesë, e cila mund të ishte në hapje rrugësh, në ndërtime gjenerike, apo në ato mallra që mund të furnizohen nga tregu shqiptar. Kjo, sipas Ministrit, do të krijojë të ardhura për vendin, do të gjenerojë biznese dhe vende pune.

Ndërkaq, Z. Landwehr falenderoi Ministrin për konstituimin e Komisionit Ndërinstitucional për mbështetjen e fazave të zbatimit të gazsjellësit TAP. Ai e njohu Ministrin me veprimet e ndërmarra deri më tani në terren në Shqipëri nga ana e përfaqësuesve të projektit dhe sfidat me të cilat ndeshet angazhimi i tyre për muajt në vijim.

Duke ju referuar angazhimit të kompanive lokale, Z. Landwehr tha se do të punohet për të krijuar një proces ku do të kuptohet se cilat janë kompanitë që kanë kapacitet për tu përfshirë dhe përputhen me pritshmërinë e investitorëve.

Zoti Gjiknuri dhe Zoti Landweh u ndalën edhe tek nevoja e zhvillimit të tregut të gazit në Shqipëri dhe çështja e hartimit të masterplanit për gazifikimin e vendit.

energjia.al 06.01.2014