Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vitin e ardhshëm gati masterplani për TAP

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, mblodhi Komitetin Ndërministror për zhvillimin e projektit të gazsjellësit, TAP. Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri e vlerësoi atë si projektin më strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit, ndaj dhe kërkoi që instituconet shtetërore të jenë gati për të ofruar të gjitha lehtësitë e mundshme në mënyrë që Shqipëria të jetë përfituese e gazit dhe jo vetëm një vend tranzit.

“Qëllimi ynë është që Shqipëria të mos humbasë shansin e saj dhe vendi të mos mjaftohet vetëm me faktin që kalon një gazsjellës, që është shumë i rëndësishme nga pikpamja strategjke e që ndikon në sigurinë e Shqipërisë, por ndikon edhe në rolin që ka Shqipëria në rajon dhe më gjerë, pasi furnizon Europën dhe pozita e Shqipërisë kthehet në një pozitë strategjikei”, deklaroi Gjiknuri.

Ne po punojmë, në këtë drejtim, vijoi ai, dhe ka partnerë të interesuar. Ai informoi se vitin që vjen do të jetë gati edhe masterplani i plotë. Gjiknuri tha se po bëhen përpjekje për t’a lidhur këtë gazsjellës me Kroacinë dhe Malin e Zi. Për këtë ministri tha se ka një memorandum të shkruar dhe se edhe republika e Azerbajxhanit është mbështetëse e këtij projekti. Kjo marrëveshje, sipas tij, u nënshkrua në dhjetor në Baku dhe sipas saj, do të krijojë mundësinë që Shqipëia, jo vetëm të kthehet në një vend tranzit gazi, të një gazsjellësi, por të jetë edhe një qendër, ku mund të furnizojë edhe pjesë të tjera të Evropës Juglindore nëpërmjet gazit azer.

Sipas tij, kemi kërkuar nga konsorciumi që ka marrë përsipër ndërtimin e këtij gazsjellësi që përfitimet në pjesën e investimit të jenë të dukshme për pjesën shqiptare.

“Po punojmë me ta dhe kemi insistuar që në pjesë e mirë e punimeve që janë të realizueshme në Shqipëri, janë të mundura për tu bërë nga shoqëri shqiptare, të realizohen pikërish nga këto shoqëri vendase”, u shpreh Gjiknuri. Ministri Gjiknuri tha se kjo synon që një pjesë e mirë e investimit të mos shkojë prapë jashtë dhe të përfitohet nga kompani të huaja, kur ka kompani shqiptare që për shumë shërbime do të mund të japin ndihmesën e tyre në hapje rrugësh, në ndërtim, në punime xhenerike, apo mallra që mund të furnizohen nga tregu shqiptar. Sipas Gjiknurit, kjo do të realizojë të ardhura për vendin, rritje biznesesh dhe vende pune. “Ky projekt mendohet që do të gjenerojë në vitet që vijnë disa mijëra vende pune, në pikun e tij të ndërtimit”, tha ai.

Sipas Gjiknurit është një nga investimet më të rëndësishme dhe institucionet duhet të jenë gati, për të dhe një pjesë institucionesh marrin rol vendimtar, si ministria e Transporteve, ajo e Drejtësisë me hipotekat, etj. Ai informoi gjithashtu se ministria e Energjetikës ka kaluar projektin zhvillimor, por do të jetë Këshilli Kombëtar i Territorit që do të thotë fjalën e fundit.

Revista Monitor, 04.02.2014