Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saraçini bën thirrje për shfytëzim më të madh të kredive të BERZH-it

Ljinjat kreditore në kuadër të Programit për efikasitet energjetik për Ballkanin Perëndimor, ishte tema e takimit të sotëm të Ministrit të Ekonomisë Valon Saraçini me drejtoreshën e Zyrës së Bankës Evropiane për ripërtërirje dhe zhvillim (BERZH) në Maqedoni, Аnka Јоаnа Јоnesku.

„Sot, jam në vizitë në BERZH, me ç’ rast me drejtoreshën Јоnesku biseduam për Programin për efikasitet energjetik për Ballkanin Perëndimor, shuma të cilit arrinë 75 milion euro dhe dedikohet për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për investim në projekte për efikasitet energjetik si dhe në burime të energjisë së ripërtëritshme“, theksoi Ministri Saraçini, duke shtuar se përparësia kryesore e Ministrisë së Ekonomisë është që ti nxisë kompanitë të investojnë në projekte për efikasitet energjetik, që dukshëm do të zvoglonin shpenzimet e kompanive për energji, do të rriteshin kursimet dhe do kontribuohet për përmirësim e konkurrencës së tyre, për investim më të madh në produkte të reja kapacitetesh që do të ndikonte në hapjen e vendeve të reja të punës.

Programi për efikasitet energjetik për Ballkanin Perendimor, përfshin Shqipërinë, Bosnjë e Hercegnovinën, Malin e Zi, Serbinë, Kroacinë dhe Maqedoninë.

„Me qëllim të shfrytëzimit sa më të madh të mjeteve të këtyre linjave kreditore, në vlerë prej 75 milion euro, Мinistria e Ekonomisë dhe Banka Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, nga shkurti i këtij viti në tre muajt e ardhëm, do të zhvillojnë takime direkte, së pari me Odat ekonomike, më pas takime edhe me afaristët brenda shtetit. Përmes komunikimit direkt përfaqsuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe BERZH-it do tu japin ndihmë teknike kompanive gjatë përpilimit të aplikimeve për kredi, informoi Ministri Saraçini.

Gjithashtu, në periudhën e ardhme do realizohet takim me Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL),ku do prezantohet kjo linjë kreditimi, me ç rast do tu ofrohet mbështetje komunave të cilat do të implementojnë projekte për efikasitet energjetik, dhe ndihmë gjatë aplikimit.

Sasia maksimale e kredisë, arrinë 2 milionë euro për projekte të sektorit privat, dhe 2,5 milionë euro për projekte të sektorit publik, faktikisht mund të finansohen 100% prej shpenzimeve të investimit. Ndërsa, shumë me rëndësi është se nëse gjatë verifikimin dëshmohet se projekti është realizuar në harmonizimm me Planin e biznesit, atëherë BERZH-i kompanive kredimarrëse, ju paguan grand në lartësi prej 10 për qind nga sasia e kredisë, apo 10%-15% komunave.

Realizimi i këtyre projekteve, do kontribojë për rritjen dhe sigurinë gjatë furnizimit me energji elektrike, zvoglim të emisionit të gazrave serë dherritjen e vendeve të reja të punës.

Aktualisht, janë financuar 38 projekte në vlerë prej 12 milionë euro, prej të cilëve 18 projekte janë të efikasitetit energjetik, 16 për ripërtëritje burimesh dhe 4 janë projekte të kombinuara.

Drejtoresha Jоnesku, duke i falemenderuar ministrit për interesin e treguar ndaj programeve financuese që i ofron BERZH, potencoi se me kënaqësi do punoj në Republikën e Maqedonisë me të gjitha bankat afariste dhe me të gjitha subjektet e industrisë, që posedojnë projekte për finacim nga sfera e efikasitetit energjetik, dhe për ripërtërirje të burimeve energjetike, që guximshëm ta shfrytëzojnë ndihmën teknike që ofrohet përmes kreditimit.

energjia.al, 31.01.2014