Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AFK, për efiçiencë të energjisë, 7 mijë euro grante

Shtatë mijë euro grante për efiçiencën të energjisë Në muajin që po vjen, 7 mijë euro grante do ti ndajnë Agjencioni për Financim në Kosovë – AFK, grante këto të financuara nga BE-ja.

Këto grante, që do të shpërndahen, janë të fituara gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, por, deri në fund të projektit institucioni mund të shpërndajë mbi 150 mijë euro grante.

Grantet u janë dhënë individëve dhe kompanive, të cilat, kanë investuar në përmirësimin e efiçiencës së energjisë, duke blerë pajisje efiçiente, duke zbatuar projekte të izolimeve termike, apo në veprime të tjera, të përfshira në projekt përmes kredive të lëshuara nga AFK.

Grantet janë fituar pasi klientët e AFK-së kanë marrë kredi nga institucioni financiare në kuadër të projektit KoSEP dhe kanë investuar në masa të efiçiencës së energjisë, në këtë mënyrë janë kualifikuar për grant të financuar nga Bashkimi Evropian. Grantet mbulojnë deri 20 % të kredisë.

“Kredia për Kursim, siç e quajmë ne në, kuadër të projektit i mundëson qytetarëve të Kosovës që të financojnë investimet në Efiçiencë të Energjisë, dhe të përfitojnë grante të cilat tejkalojnë shumën e kamatës për kreditë që janë më të shkurtra se 30 muaj”, ka thënë Vahdet Anadolli, drejtor i AFK-së.

AFK është pjesë e projektit KoSEP dhe vazhdon të financojë projekte të Efiçiencës së Energjisë të përkrahura me grante nga Bashkimi Evropian.

Kreditë për kursim të AFK-së të përkrahura me grante nga BE-ja, financojnë edhe pajisje bujqësore dhe makineri të ndryshme si dhe izolime të ndryshme për shtëpi dhe hapësira të banimit.

Kosova Press, 27.01.2014