Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Do ndalojmë vjedhjet e energjisë, reformë dhe në industri

Energjia dhe industria në Shqipëri janë qenë tema e diskutimit në Forumin Ekonomik të organizuar në hotel “Sheraton” nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri është ndalur tek ndryshimi i legjislacionit në fushën e energjisë, përmirësimi i situatës, si dhe reduktimin e humbjeve në rrjet.

Kreu i Energjitikës tha se do të rishikohet çmimi i energjisë.

“2014 është vit i rëndësishëm për miratimin e ligjit të ri të energjisë. Do t’i vijë në ndihmë biznesit, pasi një sektor i rregulluar i energjisë do t’i vijë në ndihmë investimeve. Ne do të kërkojmë mënyra për zgjidhjen e problemit të vendosjes së çmimit të energjisë. Do ta rishikojmë këtë. Nuk duam të rëndojmë qytetarët. Është me rëndësi që të gjithë aktorët të japin kontributin e tyre. Do të investojmë në linjat e transmetimit, e konsiderojmë me rëndësi” tha Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri është ndalur edhe tek sektori i Industrisë, ndërsa tha se duhen ndërhyrje për të eliminuar rregullat e padrejta të lojë, duke i hapur kështu mundësi investimeve efikase.

Kreu i energjitikës tha se do të rishikohen koncensionet e dhëna në fushën e naftës, mineraleve dhe instrustrisë në tërësi, duke theksuar se do të bëhet transparencë.

Forumi Ekonomik ka si qëllim të diskutojë mbi problemet kryesore dhe sfidat me të cilat biznesi i huaj në Shqipëri përballet dhe për të dhënë një mesazh bashkëpunimi dhe mbështetje për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Në aktivitet marrin pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit të huaj në vend, si dhe institucionet relevante të ekonomisë.

Shqiptarja.com 20.01.2014