Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Masa për rritjen abuzive të çmimeve

Në vazhdën e angazhimit për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe rritjen e transparencës së praktikave tregtare në treg, por edhe në përgjigje të shqetësimit qytetar për praktikat e rritjes së çmimeve në periudhat e fundvitit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka nisur marrjen e masave për monitorimin e tregut.

Në këtë kuadër, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z.Arben Ahmetaj dhe Ministri i Financave Z. Shkëlqim Cani kanë firmosur Urdhrin e Përbashkët “Për ngritjen e grupit të përbashkët të punës për shmangien e rritjes abuzive të çmimeve në treg”.

Monitorimi i tregut do të bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Grupi i punës do të monitorojë tregun dhe do të evidentojë situatën në lidhje me çmimet e produkteve objekt i rritjes së akcizës dhe taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin.

energjia.al 10.01.2014