Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kundërshton punonjësit CEZ,ndiqet penalisht zv/kreu i përmbaruesve

Konfliktohet me punonjësit e CEZ pasi do i shkëpusnin energjinë elektrike, ndiqet penalisht Fatos Alimadhi, zv/kryetar i Dhomës Kombëtare të Përbarimit privat.

Lajmi është bërë i ditur nga burime policore, të komisariatit numër 4 në kryeqytet. Këto burime thanë se, Alimadhi ka pasur një konflikt me punonjësit e CEZ gjatë mesditës, pasi këta të fundit do të shkëpusnin energjinë elektrike.

Sipas policisë, zv/kryetari i Dhomës Kombëtare të Përbarimit privat, Fatos Alimadhi do të ndiqet në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësve.

Ndërkaq Alimadhi ka deklaruar për Shqiptarja.com dhe A1 Report se, nuk është shoqëruar në polici, por ka vajtur vetë që të japë sqarime në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Shqiptarja.com 04.01.2014