Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e rinovueshme, Bushati e Gjiknuri takojnë Sultan Al Jabri

Gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministri i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Damian Gjiknuri zhvilluan një vizitë në kompaninë Masdar, të Abu Dabit, ku u takuan me Ministrin e Shtetit për Çështjet e Energjisë, Sultan Al Jabri dhe me disa nga drejtuesit e kompanisë Masdar. Gjatë takimit, ministrat u njohën nga afër me disa nga investimet e kësaj kompanie në fushën e energjisë së rinovueshme.

Ministrat bënë një prezantim të situatës energjitike në Shqipëri dhe ftuan përfaqësuesit e grupit Masdar për vizitë që të njihen nga afër me mundësi konkrete investimi.

Pala vendase i siguroi ministrat se ata janë të gatshëm për të parë mundësitë për investime në fushën e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe se do të bëjnë së shpejti një vizitë njohjeje në vendin tonë.

Gjithashtu, ata u treguan të gatshëm për të pranuar studentë shqiptarë për t’u trajnuar në kuadër të institutit Masdar të teknologjisë së rinovueshme dhe energjisë alternative.

Ministrat Bushati dhe Gjiknuri zhvilluan edhe një vizitë në qytetin Masdar City, një qytet që përdor vetëm energji diellore dhe burime të energjisë alternative.

Ministri i Jashtëm i Emirateve pret delegacionin shqiptar

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, H.H. Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan priti në një takim delegacionin shqiptar të kryesuar nga ministrat Bushati dhe Gjiknuri.

Pala vendase shprehu bindjen se vizita e ministrave shqiptarë do t’i shërbejë forcimit të marrëdhënieve mes vendeve në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Ministri Bushati, nga ana e tij, u shpreh për thellimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat sipas tij kanë qenë shembull i zhvillimit.

energjia.al 26.12.2013