Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Gjiknuri, vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, z. Damian Gjiknuri po zhvillojnë një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë kësaj vizite, Ministrat po zhvillojnë takime për intensifikimin e raporteve ekonomike dhe tregtare me Emiratet e Bashkuara. Gjatë ditës së djeshme, Ministrat Bushati dhe Gjiknuri u takuan me shkëlqesinë e tij, z. Ahmed Bin Saeed Al Maktoum, president i grupit “Emirates” dhe “Dubai World”.

Në takim u fol për rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë, ku një fokus të veçantë zuri fusha e aviacionit civil.

Gjithashtu, Ministrat Bushati dhe Gjiknuri u takuan edhe me Presidentin e “Dubai World Trade Center”, z. Helal Saeed Almarri.

Mes tyre u fol për bashkëpunimin në fushën e turizmit, ku z. Helal Saeed Almarri shprehu falënderimin për mbështetjen që Shqipëria i dha Emirateve te Bashkuara Arabe lidhur me “Expo 2020”, si dhe ftoi kompanitë shqiptare të fushës së turizmit për të shkëmbyer përvoje në ketë fushë.

energjia.al 24.12.2013