Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE nuk ndryshon tarifat e energjisë për 2014

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka marrë vendimin lidhur me tarifat e energjisë elektrike.

Sipas ERE, tarifat e energjisë nuk do të ndryshojnë për vitin 2014, dhe rishikimi i tyre do të bëhet pas vitit 2014.

Në bazë të tarifave aktuale të ERE, çmimi mesatar i energjisë elektrike 9.53 lekë/kWh.

Për konsumatorët familjarë, për bllokun e parë deri në 300 kWh, çmimi është 7.7 lekë/kWh

Për bllokun e dytë mbi 300 kWh/orë çmimi rritet në 13.5 lekë/kWh.

Për klientët në tensionin e ulët, tarifat variojnë nga 7.6 në 16.1 lekë/kWh.

Për klientët të furnizuar në 35 kv, çmimet variojnë nga 8.5 në 9.75 lekë/kWh.

Revista Monitor,  24.12.2013