Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Roli i Bashkive në Promovimin e Efiçensës së Energjisë në Banesa”

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) zhvillojnë seminarin me temë: “Roli i Bashkive në Promovimin e Efiçensës së Energjisë në Banesa”

Tiranë, 19 Dhjetor 2013 – Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) organizuan sot aktivitetin me temë “Roli i Bashkive në Promovimin e Efiçensës së Energjisë në Banesa”. Ky aktivitet ka për qëllim nxitjen e një bashkëbisedimi të hapur të grupeve të interesit në lidhje me Efiçensën e Energjisë. Diskutimet u fokusuan në rolin e Bashkive dhe Minibashkivenë këtë fushë, si edhe rolin e aktorëve të tjerë po aq të rëndësishëm si psh: AKBN-ja për kuadrin ligjor dhe rregullator, Bankat për produktet e tyre si për individë ashtu dhe për kredidhënien publike, dhe firmat për produktet me efiçensë energjitike që tregtojnë.

Ky aktivitet organizohet në vijim të disa aktiviteteve që IFC në bashkëpunim me partnerët e saj, ka zhvilluar në kuadrin e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë dhe grupeve të interesit mbi “Efiçensën e Energjisë në Banesa”, ndërgjegjësim i cili është bërë i mundur dhe nëpërmjet faqes së internetit: http://www.aab.al/edu/ee/index.php, si dhe publikimit online të një pyetësori me qëllim marrjen e mendimit të komunitetit në lidhje me këtë fushë.

Gjatë fjalës së hapjes, zj. Bajame Sefa, Drejtuese e IFC-së për projektin, dha një informacion të përgjithshëm mbi projektin e “Efiçensa e Energjisë në Banesa” dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen dhe ndërgjegjësimin e komunitetit dhe grupeve të interesit mbi efiçensën e energjisë, duke theksuar rëndësinë e saj dhe mbështetjen nga të gjitha strukturat përkatëse. Z. Fatos Hodaj, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive foli mbi rolin e rëndësishëm të Bashkive dhe Minibashkive në ndërgjegjësimin e komunitetit dhe në respektimin e parametrave të efiçensës në banesat e reja.

Në aktivitet u prezantuan dhe shpërndanë dhe broshura dhe materiale informuese mbi efiçensën e energjisë, produktet bankare, dhe produktet që ofrohen nga firma të ndryshme.

Rreth IFC-së:

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh për zhvillimin global i fokusuar kryesisht në sektorin privat. Duke punuar me ndërmarrje private në më shumë se 100 vende, ne përdorim kapitalin, ekspertizën dhe influencën tonë për të ndihmuar në eleminimin e varfërisë ekstreme dhe për të nxitur një mirëqenie të përbashkët. Në vitin financiar 2013, investimet tona arritën shifrën më të lartë gjithë-kohore me afërsisht 25 miliardë dollarë, duke rritur fuqinë e sektorit privat për të krijuar vende pune dhe përballuar sfidat më të ngutshme të zhvillimit të botës. Për më shumë informacion, mund të vizitoni: www.ifc.org

Për të ndjekur IFC vizitoni:

www.facebook.com/IFCwbg
www.twitter.com/IFC_org
www.youtube.com/IFCvideocasts
www.ifc.org/SocialMediaIndex

energjia.al  19.12.2013