Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ngrihet Komiteti Ndërministror për zbatimin e projektit TAP

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave mori vendimin “Për krijimin e Komitetit Ndërministror për Koordinimin e zbatimit të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP)”.

Projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), është i një rëndësie strategjike sepse ai do t’i mundësojë Republikës së Shqipërisë të bëhet një vend qendror tranziti për sigurinë e energjisë në vendet e rajonit, por edhe në diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz, duke shënuar kështu hapjen e Korridorit Jugor të Gazit për Evropen.

Projekti TAP do të krijojë kushtet edhe për furnizimin me gaz natyror të Shqipërisë, si dhe të ardhura fiskale dhe përfitime të tjera ekonomike, duke paraqitur në këtë mënyrë edhe mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm në lidhje me projekte të ardhshme në fushën e energjisë, duke përfshirë lidhjen me rrjetin e gazsjellësve të vendeve të rajonit përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë si edhe me vende të tjerë. Për më tepër projekti TAP ka edhe karakteristika të veçanta shtesë, që kanë të bëjnë me faktin që mundëson lëvizjen fizike të gazit në drejtim të kundërt, si dhe opsionin për të zhvilluar impiantet e depozitimit nëntokësor të gazit në Shqipëri (në zonën e Dumresë, etj.).

Referuar faktit që në situatën aktuale por edhe në periudhën në vazhdim që lidhet me ndërtimin e gazsjellësit do të kërkohet të trajtohen, të shqyrtohen dhe të jepen miratimet për një sërë lejesh, licencash apo aktesh të ndryshme administrative konform parashikimeve, të Ligjit nr.116/2013, që kanë të bëjnë me aspekte të mirëfillta teknike dhe procedurale të legjislacionit për ndërtimin, për mjedisin, për pyjet, për transportin, etj, objekti i punës i këtij “Komiteti Ndërministror për projektin TAP” do të jetë mbështetja dhe koordinimi ndërministror i zhvillimit të plotë të këtij projekti në territorin Shqiptar, duke qenë në këtë kuptim një organizëm “i përhershëm” funksional.

Duke patur në konsideratë që çështjet me të cilat do të përballen strukturat e Shtetit Shqiptar gjatë kësaj fazës së ndërtimit dhe më pas shfrytëzimi, janë pothuajse kryesisht të natyrës teknike dhe të veprimit administrativ, dhe si të tilla do të kërkonin përgjithësisht rakordim ndërinstitucional në nivel ekspertize teknike, është gjykuar e argumentuar që ky Komitet Ndërministror të asistohet dhe të mbështet nga një Sekretariat Teknik, pjesë integrale e të cilit do të jetë edhe njësia që që mbulon aktivitetin e gazit në MEI.

Nëpërmjet projektvendimit “Për krijimin e Komitetit Ndërministror për koordinimin e zbatimit të projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP)”, përveç përcaktimit të përbërjes së “Komitetit Ndërministror për projektin TAP”, ku parashikohet që të marrin pjesë përfaqësues nga shtatë ministri, si dhe nga disa institucione apo struktura të vartësisë së tyre, në këtë projektvendim jepen përgjegjësitë dhe detyrat e këtij Komiteti.

energjia.al 18.12.2013