Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Spiropali: “Ish-drejtori i doganave të hetohet për rastin e ADA-Petrol”

Elisa Spiropali, drejtoresha e doganave, e ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, ka deklaruar se dje ka firmosur një kallëzim penal për ish drejtorin e përgjithshëm të doganave, të cilin do ta dorëzojë nesër në prokurori.

Një pjesë e intervistës së djeshme:

Sa persona keni larguar deri tani në administratën doganore?

Nuk mund të jap një shifër të saktë por të gjithë personat që janë pezulluar deri tani po kalojnë për verifikim në një komitet disiplinor. Kjo është proçedura e saktë ligjore që po zbatohet.

A keni çuar deri më tani në prokurori ndonjë doganier për raste korrupsioni?

Unë sot kam firmosur një kallëzim penal për punonjës të administartës doganore të përfshirë në një nga shkeljet e rënda që kemi evidentuar në rsatin e Lezhës ku i gjithë zinxhiri i administratës doganore i përfshirë në ato proçedura ka vajtur për kallëzim penal me firmën time.

Emrat e kujt janë përfshirë në këtë kallëzim penal?

Një sërë emrash deri në nivelin më të lartë të ish administratës doganore.

Ish drejtori i përgjithshëm i doganave?

Po

Si u morët pikërisht me këtë çështje? Ishte evident rasti?

Ishte një nga rastet e para për ne. Një rast tmerrësisht korruptiv, ku një evasion shumë i lartë, 4400 ton naftë janë “zhdukur ” dhe nuk figurojnë dhe nuk kanë paguar akcizë me një dëm shumë të lartë në buxhetin e shtetit. 4 milion euro dëmi vetëm për këtë kompani, pa penalitetet.

Ora News, 12.12.2013