Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zharrëz, ndërpritet greva, pas takimit me ministrin

Banorët e komunës Zharrëz të Fierit kanë ndërprerë grevën e urisë të nisur dje si presion për zgjidhjen e problemeve të tyre me kompaninë Bankes Petroleum.

Greva u ndërpre pas negociatave me ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri.

Korrespondenti ynë në Fier, Kristaq Thano informon se një përfaqësi e grevistëve zhvilloi dje në mbrëmje një takim në Tiranë me ministrin i cili ndër të tjera ka premtuar ndalimin e shpërthimeve në puset e naftës.

Përfaqësuesit e grevës së urisë i kanë thënë korrespondentit tonë në Fier se “ministri pranoi kërkesat tona”

Prefekti i Fierit Xhevit Bush i cili ka marrë pjesë në takim u ka komunikuar banorëve të fshatit Zharrëz kërkesat për të cilat është rënë dakord mes përfaqësisë së grevistëve dhe vetë ministrit.

1- Largimi i firmës italiane nënkontraktore që krijonte shpërthimin e puseve të naftës për llogari të Bankers Petroleum

2- Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i evidentuar. Janë reth 67 shtëpi të dëmtuara dhe dëmet duhet të paguhen nga qeveria shqiptare

3- Të hënën të vendosen 5 stacioneve sizmike të cilat do të shërbejnë për monitorimin sizmologjik të aktivitetit në vendburimin e naftës në zonën e Patos Marinzës

4-Rehabilitimi i ambientet të shkaktuara nga ndotja e shpëthimeve

Kryetari i grevës Kastriot Lici mësohet të ketë thënë se nëse këto pika nuk realizohen atëherë zyrtarët e qeverisë nuk do të shkelin më në këtë zonë.

Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar të ndërpresin grevën por Aleksandër Simonjaku tha se “Në këto kushte kur ministri ka rënë dakord ne e mbyllim grevën e urisë”

Kryetari i grevës Kastriot Lici mësohet të ketë thënë se nëse këto pika nuk realizohen atëherë zyrtarët e qeverisë nuk do të shkelin më në këtë zonë.

Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar të ndërpresin grevën por Aleksandër Simonjaku tha se “Në këto kushte kur ministri ka rënë dakord ne e mbyllim grevën e urisë”

24 banorë të komunës së Zharrëz, mes tyre 11 këshilltarë të komunës së Zharrëzit hynë dje në grevë urie për shkak të tërmeteve të cilët ata pretendojnë se shkaktohen nga shpërthimet për gjetjen e puseve të naftës. Nga lëkundjet atyre u është dëmtuar banesa dhe kanë ndotje të ambientit.

Para se të hyjnë në grevë urie banorët protesuan duke bllokuar dhe rrugën nacionale Fier-Berat.

Shqiptarja.com 07.12.2013