Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI do të monitorojë lëkundjet në Zharrëz

Ministria e Energjisë dhe Industrisë informon se që prej ditës së nesërme do të nisë puna në terren për të kryer montimin e dy stacioneve sizmike të cilat do të shërbejnë për monitorimin sizmologjik të aktivitetit në vendburimin e naftës në zonën e Patos Marinzës.

Përfaqësues të Ministrisë, të Albpetrolit, të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe të Institutit të Gjeoshkencës do të jenë në zonën e Patos Marinzës për të kryer veprimet e para të përcaktimit të zonës ku do të montohen dy stacionet të cilat tanimë kanë mbërritur dhe janë gati për tu vënë në punë.

Fillimisht do të nisë monitorimi i lëkundjeve përmes këtyre dy stacioneve dhe më pas do të vendoset edhe një i tretë fiks dhe dy të tjerë të lëvizshëm. Sëbashku, këto pesë stacione do të mund të shërbejnë për të nxjerrë konkluzionin për shkaqet e lëkundjeve dhe nëse ato kanë apo jo lidhje me aktivitetin naftë nxjerrës të kompanisë Bankers Petroleum që operon në Patos Marinzë.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton se është e vendosur për të zbuluar sa më shpejt shkaqet e lëkundjeve dhe për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të banorëve të zonës.

energjia.al 05.12.2013