Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minatorët në ditën e 3-të të grevës, Bejtja drejt Bulqizës

Zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja ka shkuar sot në Bulqizë për të zhvilluar një takim me minatorët grevistë të cilët prej 3 ditësh vijojnë grevën e urisë në garderobën e galerisë së minierës në zonën D.

Së bashku me kreun e sindikatave, Kol Nikolla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Minierave ata po zhvillojnë negociata me grevistët pa praninë e medias.

Korrespondenti ynë në Bulqizë Daniel Shehu informon se 4 minatorë kanë problem shëndetësore dhe një mjek po i jep ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë që minatori i cili dje u largua nga greva për të marrë mjekimin në spital, i është bashkuar grevës pas konsultës me mjekun.

Shqiptarja.com, 04.12.2013