Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE vendos taksa për panelet diellore kineze

Bashkimi Europian (BE) vendosi të hënën marrjen e masave përfundimtare për panelet diellore kineze.

Sipas një njoftimi për shtyp, Këshilli i BE-së mbështeti propozimet e Komisionit Europian për të vendosur taksa antidumping dhe antisubvencion ndaj paneleve diellore të importuara nga Kina. Afati i këtyre taksave do të jetë dyvjeçar, duke nisur nga 6 dhjetori.

Gjithashtu, Komisioni konfirmoi vendimin e tij që eksportuesit kinezë të paneleve diellore që marrin pjesë në të ashtuquajturin “garantim”, të përjashtohen nga pagesa e taksave antidumping dhe antisubvencion.

Në gusht BE-ja dhe Kina i zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre për panelet diellore tregtare përmes “një zgjidhjeje miqësore “.

Shumë prodhues kineze që pranuan “garantimin” e çmimeve, një formë zgjidhjeje miqësore në procedurat e mbrojtjes tregtare mbështetur në një çmim minimal importi, mund të përjashtohen nga taksat antidumping.

Kushtet e “garantimit” u ofruan nga eksportuesit kinezë të paneleve diellore, të përfaqësuar në bisedimet me BE-në nga Dhoma Kineze e Tregtisë.

agjensia e lajmeve ekonomia, 03.12.2013