Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Polonia fillon prodhimin e gazit shist argjilor

Në Poloni në vitin 2014 do të fillojë prodhimi komercial i gazit shist argjilor, deklaroi Zëvendësministri i Mjedisit të Republikës, Petr Wozniak.

Sipas fjalëve të tij, mundësinë për të folur rreth perspektivave të tilla e jep shpërthimi hidraulik i formacionit në pusin Levino i realizuar me sukses nga firma “San Leon”. “Rezultati është shumë i mirë”, – deklaroi Petr Wozniak.

Siç siguroi përfaqësuesi i departamentit, kompanitë e tjera do t’i kushtojnë vëmendje këtij suksesi dhe në vitin 2014 në Republikë do të duken edhe shumë puse të tjera dhe do të ketë shpërthime të reja hidraulike formacionesh.

“Vitin e ardhshëm në Poloni do të fillojë prodhimi komercial i gazit shist argjilor”, – u shpreh me bindje Zëvendësministri polak.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 02.12.2013