Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Do plotësojmë obligimet ndaj BE-së në sferën e energjetikës

Ministri i ekonomisë Valon Saraqini pati takim pune me drejtorin e Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike, zotëri Janez Kopaç dhe ekipin e tij. Mbledhja është pjesë e vizitës së drejtorit të Bashkësisë Energjetike vendeve të rajonit, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Mal të Zi, të cilat janë nënshkruese të Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë Energjetike, në drejtim të prezantimit të Raportit vjetor të Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike për implementimin e legjislaturës së BE-së që është e përfshirë me këtë marrëveshje.

Ministri i ekonomisë dhe drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike biseduan rreth shumë temave nga fusha e energjetikës dhe atë për implementimin e pakos së tretë të legjislaturës së BE-së për tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe gazit natyror, për aktivitetet në sferën e burimeve rinovuese të energjisë, efikasitetin energjetik, zhvillimin e projekteve të infrastrukturës dhe të projekteve tjera energjetike etj.

Saraqini dhe Kopaç u pajtuan se me plotësimin e obligimeve në aspektin e transponimit dhe implementimit të legjislaturës, Republika e Maqedonisë është në rrugë të drejtë dhe se mënyra e zgjedhur e punës së ministrisë, në të cilën do të përfshihen të gjitha palët e interesuara dhe Sekretariati i Bashkësisë Energjetike, është mënyra më e mirë e cila pritet kontribuon për rezultate pozitive.

Bashkërisht u theksua bashkëpunimi i mirë në periudhë e deritashme dhe mundëia që kjo edhe më shumë të thellohet përmes komunikimeve mujore dhe informimeve për punët e kryera si dhe për çështjet e hapura të cilat do të paraqiteshin gjatë punës së tyre. Bashkëpunimi me sekretariatin ndikon pozitivisht në zhvillimin e harmonizimit të legjislaturës nacionale me legjislaturën e BE-së në aspektin e përkrahjes së eskpertëve, këmbimit të diskutimeve dhe lehtësimit të debateve me palët e interesuara.

Të dy palët së bashku u morrën vesh për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në periudhën e ardhshme në të gjitha fushat e energjetikës, në kuadër të Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë Energjetike.

energjia.al 02.12.2013