Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Puka e Tropoja 2 javë pa drita, kablli u grabit për skrap

Banorë të disa fshatrave të rrethit të Pukës dhe të Tropojës prej 15 ditësh vuajnë mungesën e energjisë. Shkak është bërë vjedhja e kabllit elektrik të transformatorit që furnizon me energji 4 komuna të këtyre dy rretheve. Kablli elektrik është vjedhur për tu shitur për skrap nga disa persona të papërgjegjshëm.

Korrespondentja jonë informon mungesën e energjisë e vuajnë banorët e komunës Fierzë dhe Lekbibaj në Tropojë si dhe dy komuna në Pukë.

Ata kërkojnë zgjidhjen e situatës në të kundërt kërcënojnë me protesta.

Në këto ditë, banorët e këtyre komunave të thella kanë probleme dhe për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Shqiptarja.com 30.11.2013