Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vritet pronari i një karburanti në Tropojë

Një 47-vjeçar është vrarë mbrëmë në Tropojë ka bërë me dije policia.

Ai është 47-vjeçari G. GJ i cili është ekzekutuar pranë karburantit të tij.

Policia është vënë në kërkim të autorit.

Informacion paraprak nga policia

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Gazeta Tema,  06.01.2020