Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Replika e Ministrit të Energjisë z.Gjiknuri ndaj fjalës së deputetit Sali Berisha

“Meqenëse Zoti Berisha më përmendi emrin, jo direkt por përmendi vëllain tim, po i jap një përgjigje. T’i njihesh për një shprehje që e ke nxjerrë vet. T’i thua se nuk ka rëndësi gënjeshtra por se kush e thotë i pari se ajo mbetet. E ke thënë, e di t’i! Kjo është merita jote. Gënjeshtra e parë që the është kur the kryeministrit. Vëllai im nuk është këshilltar i Kryeministrit por vëllai im është këshilltar i Ministrit të Financave. Kjo ishte gënjeshtra e parë. E dyta, t’i shqetësohesh se përse vëllai im ka qenë duke ushtruar kontroll me urdhër të ministrit se si janë procedurat e administrimit të rrjetit. Ku e ke hallin ti? T’i e ke hallin se si administrohet rrjeti i të dhënave të Ministrisë së Financave apo ke hallin se njerëzit që ke patur brenda kanë futur duart aty? Detyra bazë e një Ministri, t’i ke qenë Kryeministër dhe e di, është të ushtrojë kontroll mbi organet dhe strukturat e varësisë brenda kompetencave që i jep ligji. Kështu që i dashur, mos shpif! Leri njerëzit të bëjnë detyrën e tyre! Shqiptarët e dinë se vazhdimisht ke gënjyer dhe do të gënjesh. Ke hall tjetër, sepse me të dhënat që janë në tatime, ke futur duart t’i dhe njerëzit e tu. Ky është problemi por shpejt do të dalin edhe ato”.

energjia.al 26.11.2013