Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bejtja: Nëse faktohen Shkeljet e “Bankers”, rishikojmë marrëveshjen

Nëse nga kontrolli mbi aktivitetin teknologjik të kompanisë Bankers Petroleum në zonën e Patos-Marinzës, vërehen shkelje të pikave të marrëveshjes me qeverinë, atëherë marrëveshja do të rishikohet. Kështu është shprehur zv ministri i energjitikës dhe Industrisë, Ilir Bejtja, gjatë një prononcimi dhënë për Albanian Screen.

Vullneti jonë si qeveri e kemi shprehur e di dhe BANKERS dhe kushdo tjetër e ka shprehur edhe ministri në takimim që ne patëm për miratimin e rregullores së hidrokarbureve, që ne të mbrojmë interesat e qytetarëve dhe që ata të jenë të parët drejtëpërdrejtë nga shfrytëzimi i pasurisë minerare të nëntokës Shqipëtare. Dhë nëse ka marrëveshje të cilat bien në kundërshtim edhe me Kushtetutën e vendit por edhe me këtë interes patjetër që ato do të negociohen. Do të negociohen dhe do të gjendet gjuha me operatorët dhe besoj që janë 100% dakortë në këtë pikë me ne që nuk mundet të bëjnë biznes në Shqipëri duke mos marrë parasysh interesat tona publike apo kombëtare.” tha ilir Bejtja.

Sipas titullarit të qeverisë, grupi i punës që është ngritur prej ditësh për të verifikuar situatën në këtë zonë, do të zhvillojë matje rigoroze për të verifikuar nëse shkaqe të shkatërrimit të shtëpive të banorëve të zonës, janë lëkundjet sizmike, apo shpërthimet për interes të punës së kompanisë

Sinkron 2 Nëse vjen nga teknologjia, do të zhdëmtohen qytetarët për pjesën e dëmit të konsideruar, nga tenknologjia, pra nga Bankers. Nëse nuk vërtetohen atëherë do ndiqen proçedurat si në atë rast kur bie tërmet”- u shpreh Bejtja.

Zëvendësministri Bejtja thekson se shumë shpejt do të vihen në dispozion të qeverisë pajisje që matin thellësinë e shpërthimit, pajisje të cilat do të blihen nga vetë Bankers Petroleum, por që do të menaxhohen nga qeveria.

Sinkron 3 Është ofruar vetë Bankers për të qënë pjesë e financimit të këtyre pajisjeve. Kanë bërë një ofertë jo për të gjithë pjesën e tyre por është llogaritur nga Softuere dhe i bie 300 mijë dollarë kanadez, ku një pjesë e tyre rreth 200 dollarë kanadezë janë ofruar nga Bankers, dhe dhe synojmë që ata ta pagujanë të gjithë këtë kosto, flas për stacionin sizmik, ky do të jëtë pronë e shtetit, dhe sdo kenë ata punë me pajisjet dhe matjen së rezultatit”- tha Bejtja.

Prej ditësh banorët e Patoza Marinzës vijojnë protestat për shkak të dëmtimit që iu është bërë banesave të tyre. Në protestën e atyre, ata akuzojnë se dëmtimi i banesave vjen si pasojë e shpërthimeve jashtë kritereve që Bankers Petroleum bën, për interesa fitimprurëse.
Përvec një grupi pune që do të verifikojë këtë cështje, një tjetër autoritet shtetëror, pikërisht drejtoria e doganave, do të vijojë kontrollet lidhur me aktivitetin financiar të kësaj kompanie. Vetëm pak ditë më parë, ky autoritet, gjobiti me një shumë prej 600 mijë dollarë kompaninë. Në njoftimin për shtyp të drejtorisë së doganave, u deklarua se produkti energjitik D1 Diesel 10 ppm, është përdorur për qëllime të ndryshme nga ai për të cilin produkti është përjashtuar nga detyrimi i akcizë.

Albanian Screen, 26.11.2013