Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthimet në Zharrëz. Braçe: Ti jepet fund kësaj teknologjie

Pas protestës së banorëve të zonës së Zharrzës në Fier, ndaj një shpërthimi të fortë mbrëmjen e të enjtes, të kryer nga kompania Bankers Petroleum në puset e naftës, ka reaguar edhe deputeti Erjon Braçe, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë. Deputeti Braçe në faqen e tij zyrtare në facebook, kërkon ti jepet fund kësaj metode teknologjike që përdor Bankers, duke vënë në rrezik sigurinë e banorëve të zonës.

Depueti Braçe i cili gjithnjë ka qënë një zë kundër shkeljeve dhe metodave antiligjore që kompani Bankers përdor për kërkimin e naftës, në reagimin e tij në rrjetin social, kërkon ti jepet fund tmerrit të banorëve.

Brace shprehet se tashmë institucionet përkatëse duhet ti japin zgjidhje këtij shqetësimi:
”Gjatë 8 viteve në opozite. Posaçërisht gjatë 3 viteve të fundit kam dëgjuar, hetuar dhe folur shumë për “teknologjinë” që provokon shpërthime dhe lëkundje të forta të tokes!!
Gjatë 3 viteve të fundit në opozite kam kuptuar qartë së Qeveria e Sali Berishës ka qenë e kapur nga kompania Bankers Petroleum. Por sot, e quaj të domosdoshme, t’i japim fund sa më parë këtij tmerri të banoreve të Fierit!
Po, ne kemi shumë nevojë për prodhim, për eksport, për punësim!! Por, siguria e njerëzve është parësore!! Çdo ministri e lidhur me këtë çështje. Çdo agjensi qeveritare që mbikëqyr këtë çështje. Çdo institut që merret me egzaminime të lidhura me këtë cështje; të ketë në fokus vetëm dhënien fund të kësaj teknologjie që po tmerron njerëzit, po dëmton rëndë strukturen e puseve në zonën më të rëndësishme ekonomike të vendit!!, e përfundon reagimin deputeti Brace.

Mbrëmjen e së enjtes një shpërthim i fortë, detyroi banorët e Zharrzës, të hidhen në protestë para zyrave të kompnisë Bankers Petroleum. Këto shpërthime bëhen në puset e naftës në një thellësi prej 5 mijë metrash për ti shfrytëzuar ato në maksimim dhe jashtë çdo kriteri ligjor dhe teknik kanë dëmtuar ndjeshëm banesat e zonës së Zharrzës dhe jo vetëm.

Albanian Screen, 23.11.2013