Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Jahti gjigand që do të udhëtojë me energji diellore

Automjetet elektrike me siguri do të jenë e ardhmja, duke marrë parasysh se çdo markë e madhe po përqafon idenë e një të ardhmeje pa gaz, por a do të jetë e njëjta gjë edhe për anijet? Jahtet janë simbol i madh statusi për njerëzit e pasur, por gjithashtu ato harxhojnë sasi të mëdha gazi. Një kompani suedeze e quajtur Solar Impact shpreson ta ndryshojë këtë me një varkë të mrekullueshme që nuk do ketë nevojë as për një pikë karburanti.

Sipas BGR, ky jaht është një mrekulli teknologjike dhe është i mbuluar tërësisht nga panelet diellore që gjenerojnë energji. Por, duhet theksuar se nuk është ndërtuar akoma. Quajtur thjesht Jahti Impakt Solar (mbase ky emër do të ndryshojë), anija është gati 80 metra e gjatë dhe ka tre kate. Ka gjashtë kabina në total të cilat ndodhen poshtë, ndërsa zonat e mëdha sociale dominojnë në kuvertën kryesore dhe në një zonë që ndodhet lart. Kjo anije e fuqishme është vlerësuar në mbi 1.300 kuaj fuqi, dhe kur merr fuqi të plotë ajo mund të lundrojë në një 22 nyje mbresëlënëse. Megjithatë, kjo shpejtësi do të harxhonte baterinë e madhe 800 kwh më shpejt sesa panelet diellore mund ta rimbushin. Kur është në mënyrë elektrike, jahti është “pa zhurmë”, sipas prodhuesit të tij.

Nëse e gjeni veten “të ngecur” në qiellin e mbuluar nga retë dhe me një bateri të zbrazët ju mund të prisni që dielli të dalë përsëri ose të ndizni motorët e dyfishtë rezervë të naftës. Së bashku me të gjitha opsionet e mësipërme, kompania pretendon se jahti vjen me një lloj inteligjence artificiale, megjithëse nuk ka shpjeguar saktësisht se si funksionon.

Pavarësisht shumë sqarimeve dhe një plani urbanistik të detajuar, kompania ka lënë shumë pyetje pa përgjigje. Asnjë informacion aktual nuk është i disponueshëm përveç një gjysmë lajmi se “viti i ardhshëm” është viti kur jahti mund ose jo të ndërtohet realisht sipas pritshmërive. Më e rëndësishmja, paraprakisht ende nuk ka as një çmim , por një jaht me super-energji diellore tingëllon si diçka që vetëm pak njerëz në Tokë do të jenë në gjendje ta përballojnë.

Scan Tv,  25.09.2018