Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëmi 60 mln dollarë, zbulohet tjetër shkelje e “Bankers”

Thellohet skandali i kompanisë Bankres Petroleum, me detyrimet e papagura ndaj shtetit. Nafta e pretenduar se përdoret nevojat e saj në puset kompanisë, e cila është e përjashtuar nga akciza, është konsumuar në sasi më më të mëdha se nevojat. Vec vlerës prej 25 miliardë lekë, gjobë e vënë nga autoritet tatimore në 2012, për mos derdhje të akcizës, nga kontrollet e ditëve të fund nga administratës doganore, është zbuluar se kompania Bankers Petroleum ka kryer një tjetër shmagie të pagesës së akcizës për vitin 2013.

Burime konfidenciale nga doganat, bënë të ditur se nga kontrolli është zbuluar se Bankers Petroleum ka deklaruar për përdorim vetjak një sasi afro 160 mijë ton naftë, që për rrjedhojë nuk duhet t’i nështrohet pagesës së akcizës. Por sipas përllogarritjeve të eksperteve doganorë, kjo sasi nuk është përdorur e gjitha për djegie në puse. Dëmi i shkatuar në këtë rast ka një vlerë prej 60 miliardë lekë (afro 60 milionë dollarë), që në ditët në vijim pritet të bëhet publike nga Drejtoria e Doganave.
Madje nga kontrolli i fundit pranë kompanisë Bankers Petroleum, zbulohet se edhe sasia e naftës e përdorur për mjetet e kësaj kompanie, është përjashtuar nga akciza.

Më herët TV AS ka sjellë për publikun të dhëna të tjera lidhur me një shmagiet e detyrimeve fiskale të Bankers Petroleum. Kjo kompani i detyrohet  buxhetit të shtetit një vlerë prej 25 miliardë lekë, pasi është gjobitur nga tatimet në vitin 2012 për mospagesën e akcizës. Por ndryshimi i ligjit “Për procedurat tatimore”, në vitin 2012, që kalon akcizën në kompetencë të autoritetit doganor për t’u administruar, bëri që çështja të zhduket mes proceduash.

Kompania ka cuar në gjyq vendimin e autoritetit tatimor, me objekt se nuk  është në kompetencën e këtij autoriteti, vjelja e akcizës (ndërkohë që vetë Bankers Petroleum nuk është objekt akcize, për shkak se sasia e karburantit që ajo importon është argumentuar të përdoret vetëm për interesa vetjake të kompanisë). Vendimi i gjykatës ka përcaktuar dhe ka konfimruar pikërisht këtë kalim kompetencash, që nuk i takon administratës tatimore vjelja e akzicës, pasi  ajo tashmë ka kaluar në administrimin e autoritetit doganor.
Burime zyrtare pranë Drejt të Përgj të Doganave bënë të ditur për AS, se po punohet për zbardhejn e këtij rasti dhe se detyrimi ndaj shtetit nuk mund të tjetërsohet, për shkak të ndryshimet të institucionet që e vjel akcizën.  Ministria e Financave, Tatimet dhe Doganat po bashkëpunojnë, për të vjelë në respekt me ligjin, atë që i takon shtetit shqiptar, akcizën e munguar të Bankres Petroleum.

Albanian Screen,  18.11.2013