Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investigimi për “Bankers”, të tjera shkresa për detyrime ndaj shtetit

Nuk është vetëm detyrimi prej rreth 20 milion eurosh që Kompania Bankers Petroleum, i ka arkës së shtetit, pas masës administrative të vendosur nga organi Tatimor. Albanian Screen në vijim të investigimit të çështjes, ka siguruar dokumente që vërtetojnë se duke filluar nga viti 2007, e deri ne vitin 2012, kjo kompani është shmangur nga të tjera taksa, taksa edhe të kalibrit kombëtar, duke u përpjekur të gjejë argumente proceduriale për t’iu shmangur detyrimeve. 

Vit pas viti, drejtoria e tatimeve ka kërkuar pagesën për këto lloj taksash, duke marrë edhe masa disiplinore ndaj kompanisë. Por vit pas viti, çështja ka mbetur e pazgjidhur, duke kaluar nga njëra procedurë në tjetrën. Autoriteti tatimor, në vijimësi ka marrë masa të tjera me gjobë ndaj kësaj kompanie, pasi ka vërejtur që detyrimet financiare të saj nuk janë depozituar në arkën e shtetit. Për rrjedhojë, Njësia e Tatimpaguesve të mëdhenj, përveçse ka evidentuar mospagesën e Bankers Petroleum, ka gjobitur edhe në një rast tjetër kompaninë, si edhe i ka mbajtur kamatvonesën për mungesën e pagesës së detyrimit në kohë. Në ditët në vijim, Albanian Screen do të vijojë të bëjë publike edhe këto shkelje, të cilat dokumentohen si pagesa të pakryera nga autoriteti i tatimeve.

Albanian Screen, 13.11.2013