Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS investon 17 milion euro për ndërrimin e shtyllave të energjisë

Në kuadër të projekteve investuese, Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) është në proces të ndërrimit të shtyllave përçuese të energjisë elektrike në Kosovë. Shtyllat ndërrohen me qëllim të përmirësimit të rrjetit të distribuimit dhe të minimizimit të humbjeve teknike dhe humbjeve tjera gjatë distribuimit.

Besojmë që shtyllat e reja do të luajnë rol të rëndësishëm në ngritjen e qëndrueshmërisë së pajisjeve në terren duke marrë parasysh se shtyllat e drurit zëvendësohen me ato të betonit. Për më shumë, shtyllat do të përmirësojnë kushtet e sigurisë gjatë distribuimit dhe sigurisë së përgjithshme të qytetarëve.

KEDS do të investojë një shumë të përgjithshme prej 17 milionë euro deri në fund të vitit 2013, shumë kjo që tejkalon zotimet e KEDS për investime, pas përfundimit të procesit të privatizimit së rrjetit të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike. Në periudhë 15- vjeçare, KEDS do të investojë më shumë se 300 milionë euro. Investimet bëhen me qëllim të zvogëlimit të humbjeve në distribuimin e energjisë elektrike, ngritjes së kapacitetit të distribuimit, të përmirësimit të përgjithshëm të rrjetit të distribuimit dhe përfundimisht, me qëllim të ndriçimit të çdo pjese të Republikës së Kosovës.

energjia.al, 07.11.2013