Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Veliaj: Mjedisi i pastër, një hap më shpejt drejt BE

Problemet e shumta të ndotjes së mjedisit dhe hedhja e mbeturinave jo në vendet e përcaktuara, kanë qënë jo pak herë objekt i nismave të ndryshme të shoqërisë civile, qeverisë dhe medias.

Të gjithë duhet të jemi pjesë e nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” dhe t’i bashkohemi vullnetarëve në gjithë botën, pasi nuk mjafton të kemi ligje apo institucione të mira, por një vend të pastër dhe të denjë për në BE.

Kështu u shpreh Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në një deklaratë të përbashkët e Eurodeputeten, Tanja Fajon, duke lancuar këtë nismë. Kjo nismë, që është pjesë e një projekti botëror për mjedisin, do të realizohet më 22 Nëntor në të gjithë vendin. Aktualisht, ky projekt është i shtrirë në 107 shtete dhe është mbështetur nga rreth 8 milionë vullnetarë.

TV Scan, 29.10.2013