Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Të përmbyturit nga liqeni i Fierzës, 2000 familje kërkojnë nga qeveria dëmshpërblimin

Kryetari i shoqates se tokave te permbytura nga liqeni i Fierzes, i ka bere nje kerkese zyrtare qeverise Rama, ne emer te rreth 2 mije familjeve, tokat e te cileve jane permbytur nga ujerat e ketij liqeni, per zgjidhjen e çeshtjes se demshperblimit te pronareve per tokat e zena nga ndertimi i kesaj vepre energjetike, siç eshte hidrocentrali me i madh ne vend, ai i Fierzes. Sherif Kastrati thote se nese çeshtja nuk merr rrugen e zgjidhjes, atehere banoret do pergatiten te ngrihen ne protesta.

Shoqata e këtyre familjeve përfaqëson 5.500 familje, por “krehja” e listes e ka ulur kete numer ne 18OO. Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978, përmbyti Kukësin e vjetër dhe 36 fshatra. Ne total janë përmbytur më shumë se 3 500 ha tokë bujqësore, rreth 300 ha pyje dhe kullota si dhe qindra hektarë troje.

TV Ora News, 28.10.2013