Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri krijon grup pune për përballimin e emergjencave energjitike

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Z.Damian Gjiknuri urdhëroi krijimin e grupit të punës për planifikimin dhe përballimin e emergjencave që mund të krijohen në sektorin energjetik gjatë muajve të dimrit.

Në këtë kuadër, Ministri Gjiknuri priti në një takim Kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë Z.Petrit Ahmeti, administratorin e Koorporatës Elektroenergjetike Z. Agron Hetoja, administratorin e përkohshëm të kompanisë CEZ Shpërndarje Z. Arben Seferi dhe administratorin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit Z.Ëngjëll Zeqaj.

Gjatë takimit, Ministri njoftoi se grupi i posaçëm i punës do të drejtohet nga Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Ilir Bejtja.

Drejtuesit e kompanive informuan Ministrin për gjendjen e sistemit energjetik dhe situatën financiare në të cilën ndodhen.

Grupi i punës do të përgatisë informacion periodik dhe t’ia paraqesë Ministrit të Energjisë dhe të Industrisë duke siguruar marrjen e çdo mase me qëllim garantimin e furnizimit me energji elektrike dhe përballimin e situatës së emergjencave.

Në takim, Ministri porositi drejtuesit e KESH, CEZ dhe OST që të kryejnë një auditim të gjendjes financiare në të cilën i kanë marrë institucionet që drejtojnë.

energjia.al 22.10.2013