Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet rezerva energjetike në kaskadën e Drinit

Konsumi total ditor i energjisë arrin në 18.5 milionë kilovatorë, ku vetëm 4.5 milionë kilovatorë po importohen nga kompania “CEZ Shpërndarje” për mbulimin e humbjeve në rrjet. Piku i ngarkesës në rrjet arrin në orën 20 të darkës me 1.1 milionë kilovatorë.

Situata në hidrocentralet më të mëdha të vendit paraqitet si më poshtë: niveli në liqenin e Fierzës arrin në 282 metra dhe prurjet në 79 metër kub ujë në sekondë, duke shënuar një rritje me 8 metër kub krahasuar me ditën e djeshme.

Niveli në liqenin e Komanit arrin në 172 metra dhe prurjet anësore në 91 metër kub në sekondë, ndërsa niveli në liqenin e Vaut të Dejës arrin në 74.3 metra dhe prurjet anësore në 20 metër kub ujë në sekondë. Peshën më të madhe të prodhimit të energjisë e mban hidrocentrali i Komanit me 5.7 milionë kilovatorë në 24 orë dhe më pas renditen Fierza dhe Vau i Dejës përkatësisht me nga 1.8 dhe 2.6 milionë kilovatorë. Pjesa tjetër po gjenerohet nga hecet e tjera private.

Arnold Dhimitri – TV Scan, 16.10.2013