Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vazhdon rënia e çmimit të naftës në SHBA

Nafta sot sërish u lirua, sepse u rrit shqetësimi rreth progresit të pamjaftueshëm në zgjidhjen e krizës buxhetore në SHBA.

Një barel i naftës së “lehtë” amerikane për dërgesë në nëntor në Bursën tregtare në Nju Jork kushtonte 103, 21 dollar, gjegjësisht dhjetë cent më pak se në fund të punës së djeshme, ndërsa nafta e llojit “Brent” në Londër u lirua për shtatë cent, në 108,93 dollar për barel.

“Çmimi i naftës vazhdon të bjerë, sepse nuk është ndërmarrë asnjë hap drejt zgjidhjes së bllokimit të Qeverisë amerikane. Themelet ekonomike globale veçmë ishin dobësuar, ndërsa kjo ngecje do të bëjë vetëm presion të ri ndaj çmimeve,” deklaroi strategu i tregut të kompanisë “IG markets” Keli Teo”.

Gazeta Koha Ditore, 04.10.2013