Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Studim mbi infrastrukturen e gazit ne Shqiperi

Komuniteti i Energjise ka publikuar se fundmi nje studim mbi sigurine e furnizimit me gaz ne vendet e Ballkanit, perfshire Shqiperine. Studimi eshte realizuar nga “Energetski Institut Hrvoje Pozar” dhe “ILF Consulting Engineers”.
Sipas studimit pritet qe deri ne 2040 konsumi i gazit ne Shqiperi te shkoje 2.9 miliard meter kub.
Meqe Shqiperia ka vetem 1-2 miliard m3 gaz rezerva (IEA 2012), pritet qe gazi natyror te importohet dhe te furnizohet nga tubacionet TAP dhe/ose IAP. Studimi parashikon rritje te ndjeshme te furnizimit me gaz dhe per vendet e tjera te rajonit.

Pervec TAP-it dhe IAP-it studimi shikon si investim te mundshem nje linje tubacioni Maqedoni-Shqiperi, me fillim ne Shkup dhe pike mbarimi ne Elbasan. Nepermjet tubacionit Tirane-Elbasan kjo linje do te lidhej me TAP/IAP-in. Gjatesia totale e linjes Mq-Shq do te ishte 200 km e gjate (150 km ne Maqedoni dhe 50 km ne Shqiperi); diametri ~50 cm, kapaciteti 4 milion m3 gaz ne dite. Kostua e investimit: 190 milion. Sipas studimit linja mund te realizohet deri ne 2025.

Gjithashtu studimi koncepton dhe nje linje Kosove-Shqiperi,me kapacitet 8 milion m3 gaz/dite, me gjatesi 175 km, me koordinata Lezhe-Prishtine; kosto investimi 170 milion euro; date realizimi: 2025.Sipas studimit per shkak te konsumit te paket te gazit ne Kosove ky projekt pak shanse ka te realizohet.

Linja e gazit Shqiperi-Kosove

Investime te tjera ne infrastruktuen e gazit, te cilat jane ne fazen e konceptimit nga Shqiperia:
Ruajtja nentokesore e gazit ne Dumre, alternativa 1
Kapacitet per 260-300 milion m3 depozita dhe rrjedhje 1.29 milion m3/dite. Kostua e investimit: 68 milion euro.
Ruajtja nentokesore e gazit ne Dumre, Alternativa 2
Kapaciteti 1-1.2 miliard m3, rrjedhja: 6 milion m3 gaz/dite. Kostua e investimit: 73 milion Euro.
Te dy depozitat pritet te fillojne pune ne 2019.

Ruajtja e gazit ne Divjake

Kapaciteti: 60 milion m3 gaz. Rrjedhja: 500 mije m3 gaz/dite. Kostua e investimit: 39 milion euro. Venia ne pune: jo me pare se 2020 (sipas studimit).

Terminal importi i gazit te lengshem (Eagle)

Vendndodhja: 6 km ne brendesi te detit, prane Fierit. Kapaciteti: 28.3 milion m3/dite. Kostua e investimit: 280 milion euro. Venia e pritshme ne pune: 2016

Pjesa e IAP-it ne Shqiperi do te kerkoje 180 milion euro investime, kurse TAP-i 500 milion euro (do te investohen nga te huajt).
Ne tabelen me poshte mund te shikoni opsionet e investimeve ne infrastrukturen e gazit dhe vleresimin nese i permbushin apo jo kriteret e BE-se per sigurine e furnizimit me gaz (ngjyra e verdhe tregon permbushjen e kritereve, e kuqja mos-permbushjen e tyre).
Investimet ne Shqiperi ne sektorin e gazit
Me poshte eshte harta e infrastruktures se gazit qe pritet te ndertohet me fillimin e ndertimit te TAP-it. Kostua per gjithe rajonin: 2 miliard euro!

Infrastruktura e gazit ne Ballkan me zhvillimin e TAP-it

Ne fakt keto projekte me vlere disa qindra miliona euro me shume se per Shqiperine kane rendesi per Bashkimin Europian, i cili eshte i varur nga gazi i importit per ngrohje dhe gatim. Shqiperia ka qene komode dhe ne mungese te konsumit te gazit. Energjia e rinovueshme nga HEC-et dhe drute e zjarrit i kane plotesuar kerkesat tona.
Rritja e konsumit te gazit e parashikuar ne studim do te shtonte emetimet e CO2 nga Shqiperia dhe do te veshtiresonte realizimin e strategjise se pritshme ndersektoriale mjedisore te saj si dhe te angazhimeve nderkombetare qe ajo pritet te ndermare ne lidhje me ndryshimet klimatike.

Gjithashtu, rritja e konsumit te gazit te importuar do te perkeqesonte bilancin tregtar te Shqiperise, i cili eshte negativ.

Rita Strakosha – Ekolevizja, 03.10.2013