Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italia jo pengesë për TAP, eksperti shpjegon përfitimet e Shqipërisë

Asnjë frikë për dështim të projektit Trans Adriatik, gazsjellesit që transporton gazin azer në Europe.

Pavarësisht vendimit të senatit italian për të shtyre ratifikimin e marrëveshjes trepaleshe Shqiperi-Itali-Greqi, eskperti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjisë, Stavri Dhima, thotë se shteti fqinj i ka të gjitha arsyet për ti hapur dritën jeshile realizimit të projektit.

Por cilat do të jenë përfitimet e Shqipërisë nga ky projekt dhe kur do nisë vjelja e fryteve për marrëveshjen që vendi ynë e firmosi në 16 shkurt dhe e miratoi një muaj më vonë në Kuvendin e Shqipërisë?

Një studim i “Oxford Economics” tregoi se ndikimi i drejtpërdrejtë i projektit ne ekonomine shqiptare ka gjasa të arrijë kulmin në vitin 2017, kur do të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto me 57 milionë euro.

Parashikohet që të krijohen 4.200 vende pune me kohë të plotë dhe të pjesshme. TAP do të sjellë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë.

Ora News, 02.10.2013