Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Senati italian shtyn ratifikimin e marrëveshjes për TAP

Agjencia Reuters ka njoftuar se senati italian ka vendosur të shtyjë ratifikimin e marrëveshjes mes Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë për projektin e TAP, gazsjellësi që do të duhet të transportojë gazin nga Azerbajxhani në Europë.

Shtyrja e ratifikimit të marrëveshjes, sipas Reuters, është bërë pas kërkesës së disa senatorëve italianë, të cilët kanë kërkuar informacione të përditësuara të kontratës teknike.

Në fund të korrikut janë ndryshuar aksionet e konsorciumit, ndërsa në shtator janë bërë ndarjet e para të gazi nga ana e konsorciumit tjetër që menaxhon fushën e Shah Deniz.

Kompanitë që kanë nënshkruar kontratën me shoqërinë shtetërore azerbajxhanase janë; Enel dhe Hera , Shell, Bulgargas, Gasnatural Fenosa, Depa, E.On, Gdf Suez e Axpo.

Revista Monitor, 26.09.2013