Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bushati dhe homologu Azerbajxhanas: TAP model i bashkëpunimit ndër-rajonal

Në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati u takua në Nju Jork me Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, z. Elmar Mammadayarov.

Ministri Bushati vlerësoi si tepër të rëndësishëm vendimin strategjik të gazsjellësit TAP, si një mundësi të madhe për ekonominë shqiptare dhe përfshirjen e vendit në rrjetin ndërkombëtar të gazsjellësve. Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe lëvizja e lirë e njerëzve, u vlerësuan si prioritete të raporteve dypalëshe.

Pala Azere shprehu interes në gazifikimin e Shqipërisë, si dhe vlerësoi rolin e vendit tonë jo vetëm si pikë transiti, por dhe si një pikë e rëndësishme shpërndarjeje për të gjithë rajonin. Projekti TAP u vlerësua si një model i mire i bashkëpunimit ndër-rajonal.

Ministri Bushati ftoi Ministrin Mammadayarov për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

energjia.al, 26.09.2013